Ushtria izraelite konfirmon reduktim të forcave në Gazën jugore

Azia

Ushtria izraelite konfirmon reduktim të forcave në Gazën jugore

Më: 7 prill 2024 Në ora: 21:59
Foto ilustrim

Ushtria izraelite tha të dielën se po reduktonte numrin e ushtarëve nga Gaza jugore, duke lënë vetëm një brigadë në zonë.

Ushtria theksoi se një “forcë e rëndësishme” do të mbetet në Gaza.

“Kjo është një tjetër fazë në përpjekjet e luftës”, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), nënkoloneli Peter Lerner për BBC, transmeton Gazeta Express.

Tërheqja po interpretohet si taktike, dhe jo një shenjë se lufta mund të jetë më afër fundit. Gjithashtu të dielën, Izraeli dhe Hamasi thanë se të dy kishin dërguar delegacione në Kajro për t’iu bashkuar negociatave të reja të armëpushimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat