Izraeli: E marta pa numrin më të madh të kamionëve me ndihma që hynë në Gaza që nga 7 tetori

Azia

Izraeli: E marta pa numrin më të madh të kamionëve me ndihma që hynë në Gaza që nga 7 tetori

Më: 9 prill 2024 Në ora: 22:49
Pamje nga Gaza

Agjencia izraelite që kontrollon hyrjen në Gaza ka thënë se e marta ka parë numrin më të madh të kamionëve me ndihma që hynë në Gaza që nga 7 tetori

Zyra e Koordinimit të Aktiviteteve Qeveritare në Territor të Izraelit (COGAT) bëri të ditur se pas inspektimit, 468 kamionë që transportonin ndihma humanitare u transferuan sot në Gaza, shkruan CNN.

“Për më tepër, 303 pako që mbanin mijëra ushqime u hodhën të martën mbi Gaza”.

Keshtu tha ushtria izraelite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat