Vritet pranë Bejrutit një ndërmjetës Hamas-Iran

Azia

Vritet pranë Bejrutit një ndërmjetës Hamas-Iran

Më: 10 prill 2024 Në ora: 13:01
Mohammed Sarur

Një libanez i akuzuar për kanalizimin e fondeve nga Irani në Hamas, është vrarë pranë Bejrutit, thuhet në një raport të lajmeve, shkruan Al Jazeera.

Personi, i identifikuar si Mohammed Sarur, ishte sanksionuar nga Departamenti i Thesarit i ShBA-së për gjoja se ishte një “ndërmjetës” midis Forcave elitare të Iranit Quds dhe Hamasit, për të cilin ai ishte përgjegjës për “të gjitha transferet e parave”.

Arur u qëllua të paktën pesë herë në qytetin libanez të Beit Meri, 16 kilometra nga kryeqyteti, Bejrut, dhe mbeti me para ende mbi të, tha një burim i paidentifikuar për agjencinë e lajmeve AFP.

Raporti vjen pasi Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit tha vonë të martën se trupi i një 57-vjeçari libanez, me iniciale që përputhen me Sarur, u gjet në zonën e Beit Merit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat