Zhduket një fëmijë izraelit në Bregun Perëndimor, shkaktohet dhunë vdekjeprurëse

Azia

Zhduket një fëmijë izraelit në Bregun Perëndimor, shkaktohet dhunë vdekjeprurëse

Më: 13 prill 2024 Në ora: 07:34
Foto ilustrim

Dhuna ka shpërthyer gjatë një kërkimi izraelit për një adoleshent të zhdukur në Bregun Perëndimor të pushtuar, me një palestinez të vrarë dhe 25 të tjerë të lënduar në përleshjet me kolonët hebrenj.

Trupat izraelite ndërhynë pasi dhjetëra kolonë sulmuan al-Mughayyir, një fshat pranë Ramallah, të armatosur me armë dhe gurë. Trazirat më vonë u qetësuan, raporton BBC.

I zhdukuri është Benjamin Ahimeir, 14 vjeç.

Një kërkim i madh është duke u zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat