Kabineti izraelit i luftës autorizohet që të vendos se si do t'i përgjigjet sulmit të Iranit

Azia

Kabineti izraelit i luftës autorizohet që të vendos se si do t'i përgjigjet sulmit të Iranit

Më: 14 prill 2024 Në ora: 06:42
Izrael

Kabineti izraelit i sigurisë ka autorizuar kabinetin e luftës prej tre personash që të vendosë për përgjigjen e Izraelit ndaj sulmit iranian pas një takimi natën vonë të shtunën, tha një zyrtar izraelit për CNN.

Autorizimi vjen pasi Izraeli u përball me më shumë se 200 "kërcënime", sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Kabineti i luftës përbëhet nga kryeministri Benjamin Netanyahu, Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant dhe Benny Gantz.

Pas kwsaj, Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kanw folur në telefon. Kurse, sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin i ka kërkuar homologut të tij izraelit, ministrit Yoav Gallant, që të njoftojë SHBA-në përpara çdo përgjigjeje të mundshme ndaj sulmit iranian, sipas një zyrtari amerikan. Të dy folën të shtunën në mbrëmje, disa orë pasi Irani kishte lëshuar breshërinë e tij masive të dronëve dhe raketave në Izrael.

Gallantka informuar Austin për operacionet mbrojtëse të Izraelit deri më tani dhe theksoi se Izraeli është gati për çdo sulm të mëtejshëm.

Kurse, komanda e Frontit të Brendshëm të Izraelit ka anuluar kërkesën e saj që banorët në të gjithë vendin të qëndrojnë pranë strehimoreve.

Anulimi i kërkesës vjen disa orë pasi Forcat e Mbrojtjes së Izraelit udhëzuan banorët e disa pjesëve të Izraelit verior që të qëndrojnë pranë hapësirave të mbrojtura dhe urdhëruan që banorët të prisnin në "zonën më të mbrojtur të mundshme" për të paktën 10 minuta "pas aktivizimit të sirenave".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat