Kryeministri i Japonisë dënon sulmin iranian

Azia

Kryeministri i Japonisë dënon sulmin iranian

Më: 14 prill 2024 Në ora: 10:34
Kryeministri japonez, Fumio Kishida

Kryeministri japonez, Fumio Kishida dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si një veprim për të përkeqësuar situatën e vazhdueshme në Lindjen e Mesme.

“Jam thellësisht i shqetësuar dhe dënoj fuqishëm përshkallëzimin”, u tha ai gazetarëve, raporton Associated Press.

Kishida tha se qeveria e tij do të bëjë maksimumin për sigurinë e qytetarëve japonezë në rajon dhe theksoi rëndësinë e përpjekjeve diplomatike për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

Ai tha se nuk ka raportime për lëndime të shtetasve japonezë deri më tani nga sulmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat