Bienalja e Venecias/ Artistja izraelite anulon shfaqjen për të kërkuar armëpushim

Azia

Bienalja e Venecias/ Artistja izraelite anulon shfaqjen për të kërkuar armëpushim

Më: 16 prill 2024 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Pas muajsh presioni publik, Ruth Patir, artistja izraelite që ekspozon punë në Bienalen e Venecias të këtij viti, ka mbyllur pavijonin e vendit të saj derisa të arrihet një armëpushim.

Pavarësisht mbështetjes së qeverisë italiane përballë peticioneve kundër përfshirjes së Izraelit në Bienalen e Venecias, artistja e nominuar e vendit e ka tërhequr vetë ekspozitën.

Përpara hapjes publike të Bienales këtë fundjavë, artistja e nominuar e Izraelit Ruth Patir ka konfirmuar se ekspozita e vendit te saj nuk do të jetë e hapur për t’u parë.

“Artistja dhe kuratoret e ekspozitës se izraelit do të hapin atë kur të arrihet një marrëveshje armëpushimi dhe lirimi i pengjeve,” shkruhej në një tabelë në pjesën e përparme te pavijonit.

Ruth Patir, artistja izraelite që kishte krijuar projektin ‘(M)otherland’ për Bienalen foli për Neë York Times për vendimin.

“E urrej,” tha ajo, “por mendoj se është e rëndësishme.” Pavarësisht rritjes së madhe në karrierë që Bienalja do t’i jepte artisties, Patir e kuptoi se situata në Gaza ishte “shumë më e madhe se ajo”.

Vendimi për të anuluar shfaqjen vjen pas një debati publik njëmujor brenda komunitetit të arteve për lejimin qe pavijoni i izraelit të ishte në Bienale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat