Izraeli thotë se ka vrarë një komandant të Hezbollahut

Azia

Izraeli thotë se ka vrarë një komandant të Hezbollahut

Më: 16 prill 2024 Në ora: 18:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Komandanti i sektorit bregdetar të Hezbollahut është vrarë në një sulm izraelit, kanë thënë nga forcat izraelite.

Ato shtuan se një nga avionët e tyre “godi dhe eliminoi” Ismail Yusaf Baz-in në zonën Ain Ebel të Libanit, raporton Skynews.

Komandanti kishte shërbyer si zyrtar i lartë në disa pozicione në krahun ushtarak të Hezbollahut.

Ai kishte planifikuar gjithashtu lëshime raketash dhe raketash antitank drejt Izraelit nga zona bregdetare e Libanit, thanë forcat izraelite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat