Irani merr grupin e parë të avionëve luftarakë rusë Su-35

Azia

Irani merr grupin e parë të avionëve luftarakë rusë Su-35

Më: 21 prill 2024 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Irani do të marrë grupin e parë të gjeneratës së fundit të avionëve luftarakë rusë Sukhoi SU-35 në ditët në vijim, njoftuan mediat iraniane. Nuk janë dhënë detaje të tjera, por sipas raportimeve, Irani do të marrë gjithsej 24 avionë të rinj luftarakë.

Ministria e Mbrojtjes e Republikës Islamike njoftoi vitin e kaluar se vendi kishte blerë helikopterë Mi-28H dhe Yak-130 nga Rusia, përveç SU-35.

Pas prishjes së marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, e cila kishte për qëllim të parandalonte Iranin nga marrja e armëve bërthamore dhe rivendosjes së sanksioneve perëndimore, Teherani ka intensifikuar marrëdhëniet e tij me Moskën.

Perëndimi akuzon Iranin se mbështet Rusinë me mbështetje logjistike ushtarake në luftën e Moskës kundër Ukrainës, veçanërisht se Teherani e furnizon Moskën me të ashtuquajturat drone kamikaze, të cilët Perëndimi thotë se janë përdorur shumë herë në luftën në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat