Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Azia

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Më: 6 maj 2024 Në ora: 22:43
Foto ilustrim

Izraeli thotë se Hamasi ka pranuar një version “të zbutur” të një marrëveshjeje armëpushimi të propozuar nga Egjipti, i cili është “i prapranueshëm” për izraelitët.

Sipas mediave të huaja, njoftimi i Hamasit duket të jetë një “mashtrim” që synon të tregojë Izraelin si palën që nuk e pranon marrëveshjen.

Kjo deklaratë e Izraelit vjen menjëherë pas lajmit se grupi militant është pajtuar me marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari.

Hamasi me anë të një deklarate ka njoftuar se e pranon propozimin e dy vendeve që prej kohësh kanë ndërmjetësuar bisedimet.

Ndryshe, forcat izraelite së fundmi kanë sulmuar qytetin e jugut të Gazës, Rafahun.

Udhëheqësit ndërkombëtarë, përfshirë kryeministrin britanik, Rishi Sunak, dhe presidentin amerikan, Joe Biden, kanë paralajmëruar vazhdimisht Izraelin kundër një ofensive.

Megjithatë, bëhet e ditur se sulmet izraelite në Rafah kanë filluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat