Egjipti: Sulmi izraelit në Rafah rrezikon përpjekjen për armëpushim

Azia

Egjipti: Sulmi izraelit në Rafah rrezikon përpjekjen për armëpushim

Më: 7 maj 2024 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Operacioni i Izraelit në qytetin Rafah të Gazës do të kërcënojë përpjekjet për armëpushim, ka paralajmëruar Egjipti. 

Ministria e Jashtme e vendit dënoi operacionin ushtarak të Izraelit pasi IDF mori nën kontroll anën e Gazës të kalimit Rafah këtë mëngjes. 

Udhëheqësit ndërkombëtarë dhe organizatat humanitare kanë paralajmëruar prej kohësh kundër një operacioni izraelit në qytetin jugor të Gazës, Rafah, duke argumentuar se ai do të rrezikonte civilët.

Ministria e Jashtme e Egjiptit tha se i konsideroi zhvillimet e mëngjesit të sotëm një “përshkallëzim të rrezikshëm” dhe një kërcënim për më shumë se një milion palestinezë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat