Vriten tre turistë spanjollë në Afganistan

Azia

Vriten tre turistë spanjollë në Afganistan

Më: 18 maj 2024 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Tre turistë spanjollë dhe një afgan u qëlluan për vdekje në Bamiyan.

Bamiyan është një qytet që vizitohet shumë nga turistë të huaj.

Sipas mediave të huaja ky është sulmi është i pari kundër turistëve të huaj në Afganistan që nga kthimi i talebanëve më 15 gusht 2021.

“Tre të huaj dhe një afgan u vranë, nga të shtënat me armë zjarri”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane, Abdul Mateen Khani.

Në Madrid, një burim i AFP në ministrinë e jashtme të Spanjës konfirmoi se të tre të huajt që vdiqën kishin nënshtetësinë e mbretërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat