Ministri izraelit: Kontrolli i plotë i Gazës do t’i mundësojë Izraelit të arrijë qëllimet e tij

Azia

Ministri izraelit: Kontrolli i plotë i Gazës do t’i mundësojë Izraelit të arrijë qëllimet e tij

Më: 19 maj 2024 Në ora: 08:24
Foto ilustrim

Ministri izraelit i Bujqësisë, Avi Dichter deklaroi se nuk është e mundur që Izraeli të realizojë qëllimet e tij pa marrë kontrollin e Rripit të Gazës.

Në një intervistë me Radio Dichter të Ushtrisë izraelite, ai tha se kontrolli izraelit mbi enklavën “do t’i lejojë Izraelit të kryejë negociata nga një pozicion i fortë”.

Javët e fundit, ushtria izraelite është duke vepruar në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Rafah. IDF-ja thotë se ka të dhëna se pengjet izraelite po mbahen në Rafah.

Luftëtarët e Hamasit i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen rreth 250 të tjerë gjatë sulmit të 7 tetorit.

Lufta e Izraelit në Gazë prej 7 tetorit i ka vrarë më shumë se 35.000 palestinezë, sipas zyrtarëve shëndetësorë në Gazë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat