U raportua se u gjet më pas u mohua! Kontradikta për helikopterin e presidentit iranian që u rrëzua

Azia

U raportua se u gjet më pas u mohua! Kontradikta për helikopterin e presidentit iranian që u rrëzua

Më: 19 maj 2024 Në ora: 20:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të rrëzimit të helikopterit të presidentit iranian, ka shumë kontradikta.

Së fundmi u raportua se është gjetur helikopteri i rrëzuar i presidentit Ebrahim Raisi.

Agjencia e lajmeve Reuters citoi median shtetërore të thoshte se helikopteri i Ebrahim Raisit u zbulua nga ekipet e kërkimit dhe shpëtimit.

Nuk ka dhënë detaje se ku është gjetur, apo nëse janë gjetur ndonjë të mbijetuar.

Por pak çaste më vonë, Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit e mohoi lajmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat