Pekini ul objektivin e rritjes ekonomike në 6,5% për vitin 2017

Azia

Pekini ul objektivin e rritjes ekonomike në 6,5% për vitin 2017

Më: 5 mars 2017 Në ora: 18:56
Kryeministri kinez, Li Keqiang

Kina ka ulur në rreth 6,5 për qind objektivin e saj të rritjes ekonomike për vitin 2017, sipas një fjalimi të kryeministrit kinez, Li Keqiang duke i hapur rrugën një ngadalësimi të ri të aktivitetit ekonomik këtë vit.

Ky parashik, i publikuar para Parlamentit kinez me hapjen e sesionit vjetor, ka tërhequr veëmendjen e shumë analistëve në kërkim të shenjave për orientimin ekonomik të vendit.

Pekini në vitin 2016 kishte vendosur si objektiv një rritje mes 6,5% dhe 7% dhe përfundimisht rritja e ekonomisë së dytë botërore qëndroi në 6,7 për qind, niveli më i dobët që prej 26 vitesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat