Tërmet i dyshimtë në Korenë e Veriut

Azia

Tërmet i dyshimtë në Korenë e Veriut

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 12:53
Koreja e Veriut

Një tërmet me magnitudë 3.4 është detektuar në Korenë Veriore.

Ky tërmet ndodhi rreth 50km në afërsi të lokacionit për testime nukleare, shkruan BBC.

Më parë dridhje të tilla janë ndjerë gjatë testimeve nukleare.

Sizmologët kinez kane thënë që ishte një “eksplodim i dyshimtë”, mirëpo Koreja Jugore ka deklaruar që mund të ketë ndodhur nga shkaqet natyrore.

Koreja e Veriut ka realizuar një testim masiv të armëve nukleare më 3 shtator, i cili është dënuar nga mbarë bota në OKB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat