Kryeministri irakian kërkon anulimin e referendumit kurd

Azia

Kryeministri irakian kërkon anulimin e referendumit kurd

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 18:36
Foto nga arkivi- Ilustrim

Kryeministri irakian, Haidar al-Abadi, ka kërkuar që referendumi kurd për pavarësi të anulohet.

“Referendumi duhet të anulohet dhe bisedimet duhet të fillojnë në korniza të kushtetutës. Ne kurrë nuk do të bisedojmë për rezultatet e referendumit”, ka thënë Abadi.

"Ne do të imponojmë ligjin irakian në të gjithë rajonin e Kurdistanit, sipas kushtetutës” ka thënë ai.

Rajoni autonom, ka shpallur rezultatet duke thënë se 92.7 përqind e votuesve e mbështesin pavarësinë e rajonit të Kurdistanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat