Vriten pesë krerë të ISIS-it

Azia

Vriten pesë krerë të ISIS-it

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 21:38
Ilustrim

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot se ka vrarë pesë komandantë dhe 32 luftëtarë të koalicionit xhihadist Tahrir al-Cham, i përbërë kryesisht nga ish-dega e Al-Kaedës në Siri, në rajonin e Idlebit.

“Pas një sulmi, pesë komandantë të Tharir al-Cham u eliminuan. Së bashku me ta dhe 32 luftëtarë të tjerë u vranë”, deklaroi Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë, duke saktësuar se ky sulm u regjistrua ndërsa këta luftëtarë po zhvillonin një takim në jug të Idlebit.

Deklarata shtoi se gjashtë automjete të blinduara, municione dhe eksplozivë u shkatërruan gjithashtu në këtë sulm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat