Zimbabve, dhjetë persona vdesin nga sëmundja e kolerës - Bota Sot
Zimbabve, dhjetë persona vdesin nga sëmundja e kolerës

Azia

Zimbabve, dhjetë persona vdesin nga sëmundja e kolerës

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 19:32
Zimbabve

Përhapja e sëmundjes së koleras ka lënë të vdekur të paktën 10 persona në kryeqytetin e Zimbabves, Harare, ka bërë të ditur një zyrtar i shëndetësisë së këtij shteti.

Vdekja e tyre erdhi si pasojë e pirjes së ujit të ndotur.

Clemence Duri, drejtoresha shëndetësore e Harare, tha se më shumë se 300 vetë ishin shtruar në spital pas kontraktimit të sëmundjes që shkakton diarre dhe dehidrim të rëndë.

“Numri i të vdekurve është rritur në dhjetë. Kemi konstatuar se shpërthimi u shkaktua nga një tub kanalizimesh që ndotin ujin e puseve”, tha Duri, duke shtuar se tubi ishte zëvendësuar.

Komuna e qytetit, Harare, ka bërë çmos që të furnizojë me ujë disa vende në periferi për më shumë se një dekadë.

Zimbabve e përjetoi përhapjen më të madh të kolerës në vitin 2008 në kulmin e një krize ekonomike ku vdiqën më shumë se 4,000 njerëz dhe 40,000 tjerë u sëmurën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...