Japonia planifikon të blejë 100 avionë luftarakë - Bota Sot
Japonia planifikon të blejë 100 avionë luftarakë

Azia

Japonia planifikon të blejë 100 avionë luftarakë

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Autoritetet japoneze do të porosisin 100 avionë të tjerë luftarakë më modern të SHBA-së F-35.

Gazeta "Nikkei Asian Review" raporton se Tokio zyrtare synon të blejë avionët e rinj amerikanë për t'iu kundërpërgjigjur modernizmit të forcave të armatosura që zbaton Kina.

Burimi i njëjtë raporton se qeveria japoneze nga mesi i dhjetorit pritet të miratojë programin e forcimit të mbrojtjes kombëtare, në kuadër të së cilës është edhe neni për blerjen e avonëve luftarakë shumëdimenisonal F-35.

Më herët qeveria japoneze publikoi planin që në 4 vitet e ardhshme të blejë 42 avionë F-35 të serisë A.

Në kuadër të planit të rishikuar Japonia do të porosisë 100 avionë shtesë F-35 të serisë A dhe B.

Ky plan do t'i kushtojë Japonisë një trilion hua shtesë apo rreth 9 miliardë dollarë.

Aktualisht forcat ajrore japoneze në inventarin e saj kanë rreth 200 avionë amerikanë F-15.

Ekspertët ushtarakë parashikojnë se Kina deri në vitin 2030 në inventarin e saj ushtarak do të ketë mbi 250 avionë luftarakë të gjeneratës së pestë, ndërsa ka dhe prodhimin vendor të këtij modeli të quajtur J-20.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera