Prishtina po e bën krenar Kosovën

Basketboll

Prishtina po e bën krenar Kosovën

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 10:23
Prishtina po e bën krenar Kosovën

Z Mobile Prishtina ka triumfuar kundër Szolnoki Olaj nga Hungaria në kuadër të Grupit I të raundit të dytë në FIBA Europe Cup.

Ndeshja e luajtur në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ka përfunduar me shifrat 81:76 (18:18, 22:21, 19:21, 22:18).

Më i merituari për fitoren e Z Mobile Prishtinës ishte Dardan Berisha me 17 pikë, 5 kërcime e 6 asistime, prej tyre dy trepikësha të realizuar në çastet kyçe të takimit në çerekun e katërt, atëherë kur edhe bardhekaltrit "e thyen" ndeshjen dhe kështu bënë që në fund të triumfojnë me pesë pikë dallim.

Te skuadra nikoqire me lojë të mirë janë dalluar edhe Khalid Boukichou me 18 pikë, 4 kërcime e 3 asistime, Divine Myles me 12 pikë e 3 kërcime, Kyan Anderson me 10 pikë, 3 kërcime e 9 asistime dhe Mikalike Tmusic me 9 pikë e 6 kërcime.

Në anën tjetër te Szolnoki Olaj më efikasit ishin Strahinja Milosevic me 24 pikë e 19 kërcime, David Vojvoda me 19 pikë dhe Andrew Rowsey me 14 pikë e 6 kërcime.

Duhet theksuar se ndeshjen e radhës në kuadër të Grupit I të FIBA Europe Cup, Z Mobile Prishtina do ta luaj në Turqi kundër Pinar Karsiyaka më 9 janar 2019. Ndërkaq në duelin e parë në kuadër të këtij grupi, bardhekaltrit patën pësuar disfatë në javën e kaluar në përballje me s. Oliver Wurzburg në Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat