FBK konfirmon...

Basketboll

FBK konfirmon...

Më: 15 janar 2019 Në ora: 16:58
FBK konfirmon...

Federata e Basketbollit të Kosovës të mërkurën (16.01.2019) me fillim nga ora 11:00 në zyre të saj do të organizoj konferencë për media me rastin e nënshkrimit të kontratës për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës, ndërmjet FBK-së dhe KB Rahoveci, si organizator i këtij eventi.

Kontrata do të nënshkruhet nga Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së dhe Bekim Hoxha, Kryetar, KB Rahoveci.

Bordi i FBK-së së fundi ka marr vendim që Final 8 i Kupës së Kosovës për vitin 2019 të organizohet në Rahovecë nga klubi i basketbollit Rahoveci.

Në konkursin e  hapur nga FBK prej 28 dhjetor 2018 deri më 9 janar 2019 për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës, ka konkurruar KB Rahoveci, duke i plotësuar të gjitha kushtet në bazë të konkursit dhe Udhëzuesit për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës.

Final 8 i Kupës së Kosovës do të zhvillohet prej 27 shkurt deri më 3 mars.

Më 27 dhe 28 shkurt do të luhen ndeshjet çerekfinale, si dhe gjysmëfinalet në konurrencën e femrave, kurse më 1 mars ato gjysmëfinale te meshkujt, derisa finalet në të dyja konkurrencat do të zhvillohen më 3 mars.

Duhet theksuar se me këtë rast KB Rahoveci do të bëjë përurimin e palestrës së re “Mizair Isma”, në të cilën kanë filluar punimet para dhjetë viteve.

Fituese të Kupës së Kosovës për edicionin e kaluar janë Z Mobile Prishtina te meshkujt dhe Prishtina te femrat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat