Ylli fiton derbin ndaj kampionit - Bota Sot
Ylli fiton derbin ndaj kampionit

Basketboll

Ylli fiton derbin ndaj kampionit

Nga: Kemajl Goca Më: 20 janar 2019 Në ora: 18:45
Pamje nga një ndeshje

Golden Eagle Ylli nga Theranda triumfoi në derbin e javës së 15-të në elitën e basketbollit, me rezultat 83:65 (20:13, 17:15, 27:18, 19:19) ndaj kampionit në fuqi Bashkimit, në ndeshjen që u zhvillua në palestrën e sportit në Prizren. Basketbollisti Alban Veseli debutoi me sukses në fanellën e Yllit dhe ka qenë më i dalluarit, duke ia siguruar fitoren shumë të rëndësishme. Vendasit u angazhuan maksimalisht por assesi që të ndalin Yllin e disponuar.  

Për Yllin është fitore shumë me rëndësi, duke përforcuar vendin e dytë me 25 pikë të mbledhura, kurse Bashkimi mban pozitën e gjashtë me 22.  Alban Veseli me 26 pikë së bashku me Clayton Erevett me 19 e Romelo Banks me 18 janë heronjtë të fitores së Yllit, kurse te Bashkimi Jordan Caps realizoi 22 pikë, por nuk mjaftuan.

Bashkimi-G. Ylli  65:83

Bashkimi: Q. Biraj 8, Ilazi, Caps 21, Haney 9, James 16, Wofford 3, Shaqiri, Muriqi, Gashi 1, Palushi 6, Karanezi dhe Hajzeri.

Golden Eagle Ylli: Mekaj 8, Kuqi 4, Everett 19, Banks 18, Veseli 26, A. Gashi, Elshani, Holloman 2, Pepaj 6, Shala, F. Gashi dhe A. Shala.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...