I jashtëzakonshmi Curry bën historinë në ndeshjen e parë të ‘play off’ këtë edicion - Bota Sot
I jashtëzakonshmi Curry bën historinë në ndeshjen e parë të ‘play off’ këtë edicion

Basketboll

I jashtëzakonshmi Curry bën historinë në ndeshjen e parë të ‘play off’ këtë edicion

Më: 14 prill 2019 Në ora: 09:16
Stephen Curry

Ylli i Golden State Warriors, Stephen Curry, ka shkruar historinë në ndeshjen e parë sezonale të fazës ‘play off’.

Në fitoren e kampionëve në fuqi kundër Los Angeles Clippers, ishte pikërisht Curry një nga lojtarët që ‘morri flakë’.

Organizatori i lojës së Golden State shënoi plotë 38 pikë, duke shtuar 15 kërcime dhe 7 asistime për shokët e skuadrës.

Image

Në mesin e 38 pikëve, 24 erdhën nga gjuajtje për tre pikë (8 tre pikësha), duke bërë që Curry të bëhet lojtari me më së shumti tre pikësha të shënuar në fazën ‘play off’, duke tejkaluar kështu legjendën Ray Allen në listën e të gjitha kohërave.

Steph Curry tashmë numëron 386 tre pikësha të qëlluar, kurse Ray Allen (i pensionuar) ka 385 të tillë.

I treti në listë është LeBron James, i cili këtë sezon, pas shumë viteve, mungon në fazën ‘play off’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...