FBK-ja nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Federatën e Maqedonisë së Veriut

Basketboll

FBK-ja nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Federatën e Maqedonisë së Veriut

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Federatën e Basketbollit të Maqedonisë Veriore.

Ky Memorandum Bashkëpunimi përmban:

– Organizimin e ndeshjeve miqësore ose turneve të Ekipeve Kombëtare Seniore, por edhe kategorive e reja;

– Shkëmbimin e ekspertëve dhe trajnimin;

– Pjesëmarrja e lojtarëve, trajnerëve dhe gjyqtarëve të rinj në kampe basketbolli ose Klinika të organizuara nga Federata e Basketbollit e Maqedonisë Veriore ose Federata e Basketbollit të Kosovës;

– Të dyja palët, nëse është e nevojshme, marrin përsipër të asistojnë njëra-tjetrën në organizimin e kampeve të basketbollit dhe aktiviteteve të tjera sportive;

– Të dyja palët zotohen të ndihmojnë njëra-tjetrën në komunikimin me firmat e sektorit të biznesit në vendin e tyre.

Gjithashtu të dyja palët do të takohen të paktën një herë në vit për të shqyrtuar dhe përcaktuar aktivitetet nën këtë memorandum dhe për të planifikuar për sezonin e ardhshëm.

Ky Memorandum Bashkëpunimi do të zgjasë së paku 2 vjet, me mundësi vazhdimi.

Memorandum Bashkëpunimi është nënshkruar nga krerët e të dyja Federatave, Arben Fetahu, Kryetar i FBK-së dhe Pero Antiç, Kryetar i Federatës së Basketbollit të Maqedonisë Veriore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat