Klinika do të mbahet në Pragë - Bota Sot
Klinika do të mbahet në Pragë

Basketboll

Klinika do të mbahet në Pragë

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 15:11
Klinika do të mbahet në Pragë

FIBA Europe në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Çekisë, më 1 dhe 2 nëntor do të organizojnë Klinikën Ndërkombëtare për Trajnerë “Get-Together for U14”. Klinika do të mbahet në Pragë të Çekisë.

Në këtë Klinikë do të marrin pjesë trajnerë nga të gjitha anëtaret e FIBA Europës.

Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) në këtë klinikë do ta përfaqësojë trajneri Dritëro Sefaja.

Në këtë klinikë shumë të rëndësishme për trajnerë do të ligjerojnë emra të njohur si Nenad Truniq, Aysim Altay, Martin Kafka, Zuzana Suzan dhe Michaela Vesela.

Ky është edhe një projekt që mbështetet nga FBK-ja, që po i kushton rëndësi gjeneratave të reja dhe trajnerëve të këtyre kategorive.

Sefaja që për vite të tëra ka punuar me gjenerata të reja, përvojën e fituar në këtë klinikë do ta bartë tek lojtarët e rinj në Kosovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat