Ndeshja e fundit në grupe për Mabetex Prishtinën

Basketboll

Ndeshja e fundit në grupe për Mabetex Prishtinën

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 10:39
Foto

Kampionia e Kosovës në basketboll për femra, Mabetex Prishtina të enjten (nesër) do të zhvillojë ndeshjen e fundit në grupe të FIBA EuroCup Women.

Basketbollistet prishtinase janë mysafire të Besiktas-it në përballjen që zhvillohet në Turqi nga ora 17:00.

Skuadra turke ka dy fitore dhe tri humbje, kurse prishtinaset pesë humbje nga po aq ndeshje, por kujtojmë se kjo është hera e parë që një skuadër nga Kosova është pjesëmarrëse në një garë të nivelit të tillë. 

Skuadra prishtinase do të mundohet në ndeshjen e fundit në grup të ketë një paraqitje të mirë. S

ynimi i Mabetex Prishtinës nga fillimi ka qenë që të fitojë përvojë ndërkombëtare në një garë shumë të fortë evropiane, derisa ndodhej në një grup të vështirë me Besiktas-in dhe dy skuadrat ruse MBA Moscow dhe Sparta & k M. R. Vidnoje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat