Largohet nga Ponte Prizreni

Basketboll

Largohet nga Ponte Prizreni

Më: 28 dhjetor 2019 Në ora: 13:23
Largohet nga Ponte Prizreni

Ekipi i basketbollit Ponte Prizreni konfirmon se kanë ndarë rrugët me basketbollistin Malcolm Canada. “Canada ndahet nga skuadra jonë!

Pa dyshim njëri nga lojtarët më të mirë të basketbollit të pasluftës ishte Malcolm Canada.
Pas aventurës së gjatë sa ishte me klubin tonë , sot zyrtarisht Canada ka konfirmuar që nuk do rikthehet në skuadër respektivisht në Kosovë për shkak të disa obligimeve familjare!

Canada i cili u shpall Mvp i gjysmëstinorit, ka qenë pa dyshim lider i skuadrës ku në shumë ndeshje ka qenë edhe përcaktues për epilog final.

KB PONTE PRIZRENI e respektoj vendimin e lojtarit dhe njëherit jemi falenderues për gjithë kontributin e dhënë për këto dy sezone.

Adhuruesit e KB Ponte Prizreni ju konfirmojmë se nuk ka vend për brengë e shqetësime, menaxhmenti i klubit ka bërë dy blerje për zëvendësuesit Canada -Cole , ku këto transfere bombastike do konfirmohen pas vitit të ri”, njofton klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat