Trepça fiton dhe i afrohet Prishtinës në katër pikë - Bota Sot
Trepça fiton dhe i afrohet Prishtinës në katër pikë

Basketboll

Trepça fiton dhe i afrohet Prishtinës në katër pikë

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 00:17
Foto

Trepça ka shënuar fitore të pritur ndaj Drenicës për t’u stabilizuar në vendin e tretë në Superligën e Kosovës në hendboll dhe për të ngushtuar distancën e pikëve me Prishtinën.

Të dielen në “Minatori”, Trepça fitoi me rezultat 23:16. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 13:5 për mitrovicasit.

Ndeshja ishte solide, ndërsa në palestër ishin numër i mirë i shikuesve. Vendasit prej fillimit kanë bërë shkëputje në rezultat.

Trepça i ka 24 pikë në vend të tretë, katër më pak se Prishtina që është e dyta dhe katër më shumë se Kastrioti që është i katërti. Prinë në tabelë Besa Famgas me 32 pikë.

Ndërkohë Drenica renditet e teta me tetë pikë, por ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në kuadër të javës së 16-të të dielen u luajt edhe ndeshja në mes të Dritës e Prizrenit. Fitore shënoi Prizreni me rezultat 43:36. Prizreni është i shtati me nëntë pikë, ndërsa Drita mbetet e fundit.

Trepça – Drenica 23:16 (13:5)

Trepça: Terziqi, Buqinca, Sejdijaj, Mujka, Beqiri 1, Maxhera 3, Voca, Shala 1, Shabani 3, Nimani, Qabra, Klinaku 6, K. Terziqi 2, Abazxhiku 4, Cimili 2, Fejzullahu 1

Drenica: Geci, Hajrizi 1, Binaku, Hamza 2, Saiti 1, Zekaj 4, Kastrati 4, Baliu 2, Muqolli, Zariqi, Hasani 2

Drita – Prizreni 36:43 (19:23)

Drita: Asllani, Sllamniku 11, Kurti 3, Hasani, Jahiu 4, Tosku 4, Shkodra 5, Isufi 9

Prizreni: Thaqi, Ahmetaj 2, Skenderi, Bytyqi 1, Etemi, Ferati, Mehmeti 10, Koro, Topalli 2, Krasniqi, J. Thaqi, Ibrahimi 6, Salihu 8, Tanushi 5, Quni 9, Gashi. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat