Tuhina: E di se kjo periudhë është shumë e vështirë

Basketboll

Tuhina: E di se kjo periudhë është shumë e vështirë

Më: 20 maj 2020 Në ora: 21:56
Tuhina: E di se kjo periudhë është shumë e vështirë

Kosova ka shumë lojtarë/e që luajnë jashtë vendit, madje, me plot sukses.

Njëra ndër to është edhe Astera Tuhina, që luan në Spanjë, derisa paraqitet për grupmoshat e reja të Kosovës.

Kjo periudhë edhe për Asterën nuk ishte e lehtë, megjithatë, ajo ka një mesazh për të gjithë:

“Përshëndetje për të gjithë. E di se kjo periudhë është shumë e vështirë, e posaçërisht për neve sportistëve, por mendoj se këtë kohë ta shfrytëzojmë më mirë të punojmë më shumë fizikisht dhe të rikthehemi më të fortë”, ka thënë Tuhina për faqen zyrtare të FBK-së.

Federata e Basketbollit e Kosovës inkurajon të gjithë basketbollistët/et t’i përmbahen rregullave të Qeverisë së Kosovës, por njëkohësisht të vazhdojnë të stërvitin në shtëpi dhe të mos ndalen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat