Plani i NBA-së - Bota Sot
Plani i NBA-së

Basketboll

Plani i NBA-së

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 14:54
Plani i NBA-së

Kthimi në fushën e lojës për ta vazhduar, me format më ndryshe, sezonin 2019/20 të NBA në fund të korrikut do të bënte që ndeshja e shtatë e finaleve të NBA të zhvillohet në mes të tetorit.

Sezoni aktual i NBA ka qenë i pezulluar që nga muaji marsi për shkak të përhapjes së virusit Covid-19.

ESPN raporton se 12 tetori mund të jetë data e ndeshjes së fundit të këtij sezoni në NBA, përderisa propozimi për formatin dhe kalendarin e ligës pritet të votohet të enjten në bordin drejtues të ligës.

Zakonisht, kampioni i NBA vendoset në mes të muajit qershor, mirëpo tashmë sezoni ka ngecur ende me ndeshjeve të mbetura pezull nga sezoni i rregullt, pa hyrë fare në fazën play-offs.

NBA dhe Shoqata e Basketbollistëve në SHBA janë duke diskutuar ende për formatin me të cilin duhet të vazhdojë liga këtë sezon. Komisionari Adam Silver ka propozuar që të bëhet një model i ri me 22 ekipe pjesëmarrëse.

Ndërsa, muajin e kaluar, NBA bëri të ditur se është në bisedime me kompaninë Walt Disney për t’i zhvilluar të gjitha ndeshjet dhe stërvitjet e mbetura në palestrën e Disney World në Florida, ku edhe të gjithë lojtarët dhe stafi do të strehoheshin në të njëjtin hotel.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat