Sipahi transferohet te klubi i madh evropian

Basketboll

Sipahi transferohet te klubi i madh evropian

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 11:58
Sipahi transferohet te klubi i madh evropian

Njëri nga basketbollistët më të talentuar kosovar, Kenan Sipahi do të largohet nga Real Betisi në drejtim të Fenerbahces, shkruan Insporti.

Sipahi, i lindur në Prishtinë karrierën e ka nisur në moshën 11 vjeçare në Bursa teksa cilësohej si njëri ndër talentët më premtues të Turqisë që në moshën 15 vjeçare. Debutimin në basketbollin profesionist e bëri me Tofas Bursa në vitin 2010.

25 vjeçari ka luajtur edhe më parë për Fenerbahcen, por një lëndim i rëndë i krahut në takimin ndaj Trabzonspor në kuadër të Kupës së Turqisë bëri që koha e tij tek njëherë kampioni i evropës të përfundonte herët.

Nga gushti i vitit 2019, Sipahi është pjesë e klubit spanjoll Coosur Real Betis ndërsa sipas burimeve të Insportit,  hapi i radhës në karrierë do të jetë 9 herë kampioni i Turiqsë, Fenerbahce.

Lojtari ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat