Berisha: Ministër Zemaj, Zgjohu!

Basketboll

Berisha: Ministër Zemaj, Zgjohu!

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 13:09
Betim Berisha

Kryetrajneri i shkollës së basketbollit “Golden Basket” nga Prishtina, prof.msc Betim Berisha, kërkon reagimin sa më të shpejt që është e mundur nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.    

“Kush duhet të mendoj për sportistët, a jeni në dijeni apo a e jeni duke e pasur preokupim gjendjen mjeruese te basketbollistëve profesionistë të cilët qe  5 apo 6 muaj nuk kanë marr asnjë cent në klubet e tyre! A nuk është kjo mjerim dhe e pa drejt  kur dihet që këta sportistē shumica kanë mbajt familjet e tyre me ato paga që kanë marrë, dhe fundja a nuk është kjo një katandisje e sportit në Kosovë?, si dhe a nuk është kjo një demoralizim për sportistët e rinj të cilët synojnë të bëhen profesionistë në të ardhmen?! 

Ne e kuptuam 6 muaj gjendjen pandemike dhe e respektuam vendimet, pritem, mir[kuptuam, ende jemi duke prit, por neve kush na kuptoj? Kush mendoj për ne? Për gjendjen tonë?

A duhet ti interesoj ndonjë institucioni se sa trajnerë dhe punonjës të tjerë në klube e shkolla kanë mbetur pa punë, pa paga qe 6 muaj? A e din ata që qindra trajnerë e punonjës kanë mbetë pa punë? 
A vetëm ne duhet të mirëkuptojmë vazhdimisht, ndërsa ju të mos na përfillni nevojat tona hallin tonë por të shkelemi vazhdimisht!?

A duhet të mendoj dikush e të ndaj ndonjë cent për gjithë këta sportistë të dëmtuar e të mbetur pa punë?!, a duhet të mendoj dikush për këtë gjë dhe të bëjë diçka të mirë për gjithë këtë komunitet të sportit dhe të rikthej pakës dritë në këtë errësirë...? 
A janë ne dijeni institucionet  sportit qe klubet dhe shkollat e basketbollit janë krejt pran falimentimit nga gjendja e rënduar financiare...

Kur na ndaluat të punojmë në punën tonë, a ka menduar ministri Zemaj sa trajnerë mund të jenë të nvarur nga kjo puna që bëjnë?

A ka menduar te na kompenzoj dëmin?

A ka menduar te na fus ne ndonjë kategorizim për përkrahje financiare?
Pse po vazhdon ende ky diskriminim dhe ky injorim i sportistëve kur dihet qe ne jemi ambasadorët më të mire te këtij vendi.

Pse i keni futur veshët në lesh?!
Sidoqoftë, mbajeni ne mend, ne sportistët po vuajmë por nuk do tua harrojnë kurrë këtë injorim dhe këtë dënim që po na bëni.
TURP!”, ka shkruar Berisha një letër hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat