Sllovenia me selektor të ri!

Basketboll

Sllovenia me selektor të ri!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 13:30
Sllovenia me selektor të ri!

Selektor i ri i Kombëtares së basketbollit të Sllovenisë është Aleksandar Sekuliq, njofton Bordit Ekzekutiv i Federatës së Basketbollit të Sllovenisë.

"Falënderoj menaxhmentin e Federatës së Basketbollit për besimin e tyre. Drejtimi i ekipit kombëtar është një nder i madh dhe njëkohësisht një përgjegjësi e madhe për mu. Pas një pauze të gjatë, djemtë janë të uritur për basketboll, gjë që vihet re edhe në këto muaj e parë të garave të klubeve”, tha Sekuliq,.

Federata e Basketbollit ka negociuar me trajnerin grek Dimitris Itoudis, por këto negociata nuk patën sukses për shkak të situatës aktuale me virusin corona.

Në karrierën e tij si trajner deri më tani, Sekuliq ka arritur suksesin më të madh në ekipin Krka kur fitoi titullin e kampionit slloven në vitin 2012, dhe aktualisht është ndihmëstrajner në Nymburk të Çekisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat