Shtyhet ndeshja, Arbnor Rifatit i jep kohë me rruar mjekrën

Basketboll

Shtyhet ndeshja, Arbnor Rifatit i jep kohë me rruar mjekrën

Nga: Kemajl Goca Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 19:36
Arbnor Rifati me shpinë kthyer e me mjekër

Klubi i basketbollit Ponte Prizreni sot ka reaguar në lidhjen me shtyrjen e ndeshjes, ku mes të tjera kanë shkruar: “KB Ponte Prizreni konteston fuqishëm shtyrjen e ndeshjes kampionale të xhiros së V me Sigal Prishtinën për arsye se “kinse” qenkan lojtarët të infektuar me covid19 nga skuadra mike.

Ne si klub kemi kryer gjitha parapërgatitjet për ndeshje, duke lajmëruar Policinë e Kosovës, dhe formalitetet tjera, deklaratat për Covid 19 etj. dhe mbrëmë në orët e vona morëm një email nga FBK që ndeshja është shtyrë.

Ne si klub kërkojmë transparencë dhe fakte të na deponohen se a janë në të vërtetë lojtarët me Covid 19”.

Shtyrja e kësaj ndeshje ka edhe një të mirë edhe për vet KB Ponte Prizrenin.  

Sepse trajneri i tyre, Arbnor Rifati, ka pasur nevojë paksa për pushim.  Rifati për shkak të ngarkesës së madhe, nuk po ka kohë edhe me rruar mjekrën.

Një burim brenda klubit, tha paksa në shaka e paksa përnjëmend: ”Mirë që u shty, trajneri ynë ka nevojë me rruar mjekrën. Vërtet mbaroj, nuk po ka kohë, iu ka rrit mjekra, as koha nuk po i mjafton me mirëmbajtur atë”.

Në fakt, Ponte Prizreni duhet t'i jenë mirënjohës edhe Sigal Prishtinës edhe Federatës së Basketbollit të Kosovës, që të paktën trajneri i tyre tani ka pak kohë me u rruar dhe mu duk pak më i ri në stërvitje. Krejt në fund, Ponte Prizreni të mendoj pak edhe për trajnerin dhe mirëqenien e tij, jo vetëm për lojë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat