Marc Gasol do të nënshkruajë me LA Lakers

Basketboll

Marc Gasol do të nënshkruajë me LA Lakers

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 12:27
Marc Gasol

Marc Gasol, është duke e përfunduar marrëveshtjen me LA Lakers.

Veterani spanjoll i cili u draftua 12 vite më parë nga Lakers para se të drejtat e tij të këmbeheshin me ekipin e Memphis për vëllanë e tij, Pau, pa luajtur ndonjë lojë në NBA.

Gasol do të nënshkruaj marrëveshtje dy-vjeçare me vlerë 2.7 milionë dollarë.

35 vjeçari ka pasur rënie në formë, duke luajtur vetëm 26.4 minuta në sezonin e kaluar, nga 33 dy sezone më parë, ai ishte një pjesë integrale e ekipit të Raptors të cilët e sollën në vitin 2019 pas një marrëveshje me Memphis.

Gasol do t’i bashkohet transferit të fundit Dennis Schröder i cili erdhi nga Oklahoma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat