Bashkimi vazhdon me fitore

Basketboll

Bashkimi vazhdon me fitore

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 19:13
Bashkimi vazhdon me fitore

Bashkimi është e vetmja skuadër në Superligën e Femrave që ende nuk di për humbje.

Skuadra prizrenase ka mundur në udhëtim Penzën me rezultat 56:61 (15:16, 13:20, 13:17, 15:8), në kuadër të xhiros së gjashtë.

Takimi ishte interesant, ku çereku i parë ishte i baraspeshuar (15:16), kurse skuadra mysafire ishte më e mirë në periudhën e dytë (13:20) dhe tretë (13:17). Penza nuk u dorëzua dhe në periudhën e fundit arriti të ngushtojë shifrat, por jo të bëj më shumë dhe Bashkimi regjistroi fitoren (56:61) e gjashtë në gjashtë ndeshje, kurse Penza ka dy fitore dhe tri humbja.

Valbona Bytyqi ishte më e dalluara te Penza me 22 pikë e 13 kërcime, kurse te Bashkimi më e mira ishte Lajzae Davidson.

Vëllaznimi i është kthyer fitoreve, duke mundur Kastriotin me shifrat 98:56 (26:11, 30:15, 27:16, 15:14).

Te skuadra kuqezi u dallua dyshja e huaj Raven Baker me 42 pikë dhe Sarah Mgbeike me 19 pikë dhe 28 kërcime, kurse te skuadra mysafire më e mira ishte Agnesa Rrahmani me 31 pikë.

Vëllaznimi ka pesë fitore dhe një humbje, kurse Kastrioti gjashtë humbje.

Kosovahome Prishtina ka mundur Trepçën me rezultat 68:41 (13:10, 19:9, 16:10, 20:12).

Te skuadra prishtinase u dalluan Era Shatri me 17 pikë dhe Besjana Martinaj me 16, kurse te Trepça më të mirat ishin Sihana Ramoja me 13 dhe Ervala Shabani me 12.

Kosovahome Prishtina ka tri fitore dhe dy humbje, kurse Trepça një fitore dhe pesë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat