Gashi - kryetar i ri i KB Peja

Basketboll

Gashi - kryetar i ri i KB Peja

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 15:33
Gashi

Fatmir Gashi, emërohet kryetar i ri i klubit të basketbollit Peja.

"Para dy ditësh është mbajtur Kuvendi Zgjedhor në formen Online për arsye të rregullave kundër pandemisë në Kosovë. Delegatet e Kuvendit votuan një zëri për Fatmir Gashin si Kryetar të Klubit.

Njëkohësisht, janë zgjedhur edhe dy nënkryetar, z. Egzon Kelmendi dhe z. Mentor Sahiti.

Klubi është shumë krenar që të udhehiqet përseri nga një kontribues që nga themelimi i Klubit. Fatmir Gashi ka qenë Kryetar i Klubit në vitin 2000-2003, dhe 2005-2009 si dhe ka qenë Kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës për 3 vite (2010-2013).

Kryetari i Klubit gjithashtu ka bërë të ditur që Bordi i ri i Klubit do të përbehet nga sponzoret dhe kontribuesit tjerë ndër vite të cilët janë ende të motivuar dhe kanë mundësi për të kontribuar", njofton KB Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat