“Shkolla hap dyert e botës”

Basketboll

“Shkolla hap dyert e botës”

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 22:10
“Shkolla hap dyert e botës”.

Drejtori i Kombëtares së Kosovës, Granit Rugova, i është bashkuar kampanjës nga HANDIKOS “Shkolla hap dyert e botës”.

Kjo iniciativë ka pasur për qëllim promovimin e përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në edukimin e rregullt në Kosovë.

Zyrtarë të lartë shtetërorë, përfshirë presidentja e Kosovës, kryeministri, ministra, deputetë, ambasadorë të huaj e figura të njohura nga fusha e muzikës, artit e sportit, si dhe aktivistë të të drejtave të fëmijëve nënshkruan dhe u zotuan për një gjithëpërfshirje më të madhe të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Edhe Rugova ishte i kënaqur që iu bashkua kësaj kampanje, ku beson që është dhënë mesazhi i qartë, që fëmijët me aftësi të kufizuara meritojnë më shumë vëmendje në Kosovë.

Kampanja është realizuar në kuadër të projektit “Avancimi i situatës së fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë”, i mbështetur nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat