Turpi nuk ka kufij, pasi e bëri Kosovën Serbi, Avdija prezantohet si serb

Basketboll

Turpi nuk ka kufij, pasi e bëri Kosovën Serbi, Avdija prezantohet si serb

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 11:21
Turpi nuk ka kufij, pasi e bëri Kosovën Serbi, Avdija prezantohet si serb

Turpi nuk ka kufij! Deni Avdijaj edhe një herë e vërtetoi se është proserb! 

Më pak se një muaj pasi e bëri Kosovën pjesë të Serbisë, basketbollisti me prejardhje nga Prishtina, Dani Avdija është prezantuar me flamur serb nga klubi i tij i ri në NBA, Wizards.

Avdija e zgjodhi fanellën me numrin 9 te Wizards, klubi i NBA-s i cili e prezantoi atë me flamujt e Serbisë dhe Izraelit.

Avdija e ka promovuar Serbinë dhe Izraelin vazhdimisht në fjalimet e tij.

Muaji e kaluar, basketbollisti 19-vjeçar u zgjodh nga Wizards për ta vazhduar karrierën në NBA, dhe në fjalimin e tij pasues e bëri Kosovën Serbi kur tregoi se babai i tij ishte lindur në Prishtinë.

Dani shihet si njëri prej basketbollistëve izraelit më të ardhmen më të ndritur dhe ishte zgjedhja e nëntë në draftin e NBA-së.

Ai është djali i basketbollistit të njohur të Crvena Zvezdës dhe shumë skuadrave të tjera në Izrael, Zufer Avdija.

Zufer u lind në Prishtinë në vitin 1959 dhe është me prejardhje gorane dhe i fesë myslimane. Si 15-vjeçar ai kishte luajtur shkurtimisht si portier për ekipin e të rinjve të Prishtinës, Ramiz Sadiku.

Ndërkohë, Deni, i cili ka nënë izraelite dhe e përfaqëson kombëtaren e Izraelit në basketboll, ndihet edhe serb.

“Babai im është Zufer Avdija, ai u lind në Kosovë, Serbi. Ai ka qenë lojtar i Kombëtares së Jugosllavisë dhe ka luajtur për shumë klube në Izrael, po ashtu”, tha Dani për babanë e vet.

Përveç Izraelit, ekipin kombëtar e të cilit e përfaqëson, Avdija e promovon edhe Serbinë tërë kohën, duke qenë se e ka nënvizuar rëndësinë e saj në deklaratat e tij disa herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat