Berisha, MVP i javës së gjashtë

Basketboll

Berisha, MVP i javës së gjashtë

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 13:37
Dardan Berisha

Basketbollisti Dardan Berisha ka qenë basketbollisti më i dalluar i javës së gjashtë në Prince Caffe Superligë.

Berisha në derbin e kësaj xhiro ndaj Golden Eagle Yllit shënoi 29 pikë, kishte edhe tetë kërcime e tri asistime, me një indeks prej 24.

Kapiteni i Kosovës po vazhdon me formë të mirë, pasi formë të mirë tregoi edhe ndaj Bashkimit e Rahovecit.

Ai ka ndihmuar skuadrën e tij këtë edicion, ku Peja ka regjistruar gjashtë fitore në gjashtë ndeshje.

Ndërkohë, Top-5 shënuesit e kësaj xhiro janë Dardan Berisha i Pejës me 29 pikë, Arti Hajdari i Ponte Prizrenit me 28, Isaiah Traylor i Rahovecit me 25, Kalin Fisher i Trepçës me 24 dhe Nikola Vukçeviq i Bashkimit me 24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat