Përfundon afati për dorëzimin e nominimeve për Kryetar të FBK-së! Fetahu pa kundërkandidat

Basketboll

Përfundon afati për dorëzimin e nominimeve për Kryetar të FBK-së! Fetahu pa kundërkandidat

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 16:33
Arben Fetahu

Sot në ora 16:00 ka përfunduar afati për dorëzimin e nominimeve për Kryetar të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Kryetari aktual i FBK-së, Arben Fetahu në bazë të nominimeve të deponuara në zyre të FBK-së nga anëtarët e FBK-së ka qenë kandidati i vetëm që i ka përmbushur kushtet për të kandiduar për këtë post në Kuvendin e Rregullt Zgjedhor që do të mbahet më 18 Dhjetor në ora 15:00 në hotel “Four Points by Sheraton” Prishtina.

Fetahu është në krye të FBK-së që nga viti 2018, duke e vazhduar kështu mandatin e lënë në gjysmë nga Erolld Belegu.

Bordi i FBK-së në mbledhjen e mbajtur më 3 Dhjetor, në bazë të nenit 3 të Rregullores së Punës për Kuvendin e Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe nenit 15 dhe 17 të Statutit të FBK-së, e ka konvokuar Kuvendin e Rregullt Zgjedhor, në të cilin do të zgjedhen organet e reja drejtuese të FBK-së për ciklin katër vjeçar 2020-2024, në bazë të ciklit olimpik të Lojërave Olimpike Verore.

Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, tha: “Afati për nominime për Kryetar të FBK-së ka qenë i hapur deri të premten, më 11 dhjetor në ora 16:00 dhe fletë nominimet është dashur të dorëzohen fizikisht në zyrat e FBK-së nga përfaqësuesit e autorizuar të anëtarëve të Kuvendit.

Për të kandiduar për postin e Kryetarit të FBK-së konform Statutit kandidatët duhet të deponojnë të paktën shtatë nominime dhe kryetari aktual Arben Fetahu ka qenë i vetmi që e ka përmbushur këtë kusht duke marrë nominime të mjaftueshme nga anëtarët e FBK-së për të fituar të drejtën për të kandiduar për mandatin e ri katërvjeçar.

Materialet për Kuvendin e Rregullt Zgjedhor delegatëve do tu dërgohen në mënyrë elektronike sipas afateve të parapara me aktet normative te FBK-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat