Asi Valentin Spaqi me AS Prishtinën nuk njeh kundërshtar

Basketboll

Asi Valentin Spaqi me AS Prishtinën nuk njeh kundërshtar

Nga: Kemajl Goca Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 18:40
Asi Valentin Spaqi me AS Prishtinën nuk njeh kundërshtar

As Prishtina po dominon në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll (meshkujt). 

Ekipi nga kryeqyteti përmbylli edicionin vjeshtor në mënyrën më të mirë të mundshme, nëntë ndeshje po aq fitore, duke u stolis me titullin e kampionit vjeshtor, me 18 pikë të mbledhura, e lanë pas RC Cola Dritën me 17 pikë apo me 8 fitore dhe 1 humbje, Istogun me 16 pikë apo me 7 fitore dhe 2 humbje etj.   

Asi Valentin Spaqi me AS Prishtinën nuk njeh kundërshtar. 
Spaqi edhe si basketbollist ka qenë i jashtëzakonshëm edhe si trajner i shkëlqyeshëm dhe falë punës së tij AS Prishtina sot është në krye të renditjes. 

Spaqi përvojën e tij si ish basketbollist po e përcjell të gjeneratat e reja, po ashtu nuk e fsheh edhe faktin që ka mësuar shumë edhe nga rajnerët me nam. 

“Normalisht, prej një lojtari qysh kam qenë unë kam pas fatin me përcjell shumë trajnerë. Po ashtu  jam njëri prej lojtarëve më të spikatur të gjeneratës dhe jam i vetmi qe kam vazhduar”, thotë Spaqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Si çdo ekip edhe AS Prishtina e ka çelësin e suksesit!

“Kam fatin që në mesin e lojtarëve kam lider me përvojë dhe po ndërtohen liderë të rinj. Ne si ekip kemi punuar shumë, pavarësisht situatës së krijuar me Pandeminë. Normalisht meritorë janë lojtarët për këtë sukses. Edhe ne në ekip kemi instaluar frymë familjare. Edhe se secili prej lojtarëve i din detyrat e veta”, tha më tej. 

Cilat skuadra i sheh si konkurrent dhe çfarë e dallon ekipin tuaj?

“Sipas renditjes tabelare në këtë edicion, ne kemi pas konkurrent Dritën nga Gjilani edhe Istogun. Por nuk do të thotë që në pjesën e dytë të jetë kështu sepse ekipet do të përforcohen”, përgjigjet Spaqi.

Pandemia si çdo kund edhe te klubi AS Prishtina ka shkaktuar mjaft telashe, përkundër kësaj, Spaqi me djelmoshat e tij në secilën ndeshje u mobilizuan dhe ia dolën me sukses! Spaqi tregon se çfarë i duhet për pjesën e dytë të kampionatit:

“Neve na duhet sa më shumë stërvitje bashkë, edhe për çështjen e pandemisë i kemi rregulluar çështjen e lëvizjes së lirë për stërvitje duke e falënderuar MPB-ën. Ne pas kësaj do të ulemi të shikojmë tutje se çka na ka munguar edhe në ato pika të plotësohemi. Krejt kësaj pune në ligën e parë më së shumti që na gëzon fakti është se po kaliten lojtarët e rinj po ashtu edhe referët, ku me të vërtet kemi shumë nevojë për referë të rinj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat