Ponte Prizreni superior ndaj Trepçës në Mitrovicë

Basketboll

Ponte Prizreni superior ndaj Trepçës në Mitrovicë

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 17:32
Ponte superior ndaj Trepçës në Mitrovicë

Ponte Prizreni ka triumfuar ndaj Trepçës me rezultat 56:69 (13:14, 10:15, 16:22, 17:18), në kuadër të xhiros së shtatë të Prince Caffe Superligës.

Çereku i parë i kësaj sfide ishte i barabartë dhe këtë e dëshmon edhe rezultati 13:14 për mysafirët. Skuadra prizrenase ishte më e mirë në periudhën e dytë, që e fitoi 10:15, duke shkuar në pushim 23:29.

Mysafirët ishin më të mirë edhe në periodën e tretë 16:22, derisa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 39:51. 10 minutat e fundit ishin të barabartë 17:18 dhe Ponte Prizreni triumfoi në fund 56:69.

Te Trepça më të dalluarit ishin Besnik Azemi me 14 pikë e tetë kërcime dhe Mojeed Ewuosho me 12 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Ponte Prizreni më i miri ishte Xavier Cannefax me 24 pikë e pesë kërcime.

Trepça ka dy fitore dhe pesë humbje, kurse Ponte Prizreni katër fitore dhe tri humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat