Dardan Berisha 38 pikë, Peja fiton! Sigal Prishtina në krizë të thellë

Basketboll

Dardan Berisha 38 pikë, Peja fiton! Sigal Prishtina në krizë të thellë

Nga: K.G. Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 17:00
Dardan Berisha 38 pikë, Peja fiton! Sigal Prishtina në krizë të thellë

Peja harron humbjen nga Vëllaznimi në Gjakovë, i rikthehet fitoreve në Kampionatin e Kosovës. 

Pejanët triumfojnë me rezultat 94:89 (29:19, 20:22, 27:23, 18:25) ndaj Sigal Prishtinës, në takimin që u luajt në kryeqytet.  

Fisnik Rugova me 28 pikë e Edmond Azemi me 25 pikë, nuk i mjaftuan prishtinasve për rezultat pozitiv, ndërsa te Peja Dardan Berisha me 38 pikë ishte trim i fitores.

Pas javës së tetë në elitën e  basketbollit të Kosovës, Peja udhëheq renditjen me 15 pikë, Sigal Prishtina është në vend të gjashtë me 10 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat