Dardan Berisha, lojtar më i mirë i javës

Basketboll

Dardan Berisha, lojtar më i mirë i javës

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 11:14
Dardan Berisha, lojtar më i mirë i javës

Peja ka mundur Sigal Prishtinën 89:94 në derbin e rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës.

Dardan Berisha ishte basketbollisti më i dalluar në parket, duke realizuar plot 38 pikë në këtë përballje. Berisha kishte edhe pesë kërcime, tre asistime dhe katër topa të vjedhur, ndërsa indeksin e ndeshjes e kishte 35.

Basketbollisti pejan shënoi nëntë trepikësha nga 14 tentime, ndërsa dy herë ishte i saktë për dy pikë nga gjashtë tentime dhe shtatë gjuajtje të lira nga nëntë tentime.

Ndërkohë, top-5 shënuesit më të mirë të xhiros së tetë janë

Dardan Berisha i Pejës me 38 pikë, Sean Hoehn i Bashkimit me 36, Fisnik Rugova i Bashkimit me 28, Edmond Azemi i Sigal Prishtinës me 25 dhe Musab Mala i Bashkimit me 24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat