Pa këndelljen e qendrave, basketbolli do të ‘vdes’!? Pyeteni Dardan Berishën, i vetmi lojtar klas dhe ju tregon...

Basketboll

Pa këndelljen e qendrave, basketbolli do të ‘vdes’!? Pyeteni Dardan Berishën, i vetmi lojtar klas dhe ju tregon...

Nga: Kemajl Goca Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 14:29
Pa këndelljen e Trepçës, Prishtinës dhe Bashkimit, basketbolli do të ‘vdes’!? Pyeteni Dardan Berishën, i vetmi lojtar klas dhe ju tregon...

Pa Pejë, pa Prishtinë, pa Mitrovicë dhe Prizren, basketbolli deshëm apo nuk deshëm do të “vdes”!? Do të vdes klinikisht dhe pastaj duhet kohë për të ringjallur!

Nëse brenda 3-4 viteve, klubet si Trepça nga Mitrovica, Bashkimi nga Prizreni, Sigal Prishtina, po ashtu edhe Peja që është qendër e basketbollit, nuk nxjerrin talent të ri dhe të krijojnë një bazë të fortë për të ardhmen, basketbolli do të nokautohet vetvetiu!

Do të nokautohet sepse po e shohim me vite e vite se lojtarët e huaj nuk kanë sjellë ndonjë bereqet dhe as ndonjë sukses! Suksesi më i madh është kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës, sa për Evropë po shihet ku jemi.  

Kosova ka vetëm një Dardan Berishë dhe të klasit evropian. Dardan Berisha nuk mund të luajë deri në moshën 50-vjeçare apo si po ngjan me Sigal Prishtinën që ende po mbahet në kurriz të respektuarit Edmond Azemi.

Dardani është një klas tjetër, këta tjerë janë nivel i Ligës së Kosovë! Trajnerë dhe klubet e basketbollit, këndelluni një herë e përgjithmonë sidomos ju klubet me renome, po nuk prodhuat lojtarë brenda periudhës katërvjeçare, do të jemi shumë keq me këtë sport.

Mblidhuni ekspertët e basketbollit dhe mos lejoni t’i rrasin hundë ata që nuk kanë lidhje me basketboll, dhe diskutoni për të ardhmen e këtij sporti.

Politika e prurjes së lojtarëve të shumtë nga jashtë, është një këngë e vjetër dhe që nuk ka sjellë asnjë bereqet! E para, mblidheni ajkën e basketbollistëve më të mirë të huaj që e keni në Superligë, shkoni provojeni në Ligën e Adriatikut, se si do dilni me rezultat.

Më shumë se 30 diferencë do të pësoni në secilën ndeshje.  Pyeteni më së miri Dardan Berishën, se është një djalë që ka luajtur në nivelet më të larta! Shkoni për një kafe te Dardan Berisha dhe iu tregon se si punohet në klubet si në Poloni, si në Cibonë e gjetiu.

Nëse iu tregon Dardani! Nuk iu duhen në disa klube njerëz që nuk kanë lidhje me sport!  Është koha e fundit që të mobilizoheni dhe të reflektoni, sepse kështu ky sport nuk ka ditë të bardha.  

Vet tabela është treguesi më i mirë, një Trepçë e traditës në fund, Sigal Prishtina po ashtu në fund, Bashkmi me batica dhe zbatica. Klubet shpenzuan me qindra mijëra apo miliona euro, sot jemi në një situatë kaotike! Me tre-katër lojtarë të huaj, duhet të tregosh sukses dhe jo të mposhtesh një ekip të Kosovës, ndërsa në Evropë të bëjnë rrotë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat