Sigal Prishtina në krizë të rëndë

Basketboll

Sigal Prishtina në krizë të rëndë

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 17:14
Sigal Prishtina në krizë të rëndë

Sigal Prishtina në krizë të rëndë, pëson edhe një humbje, e shtata nga dhjetë ndeshje.

Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës në udhëtim 81:88 (12:20, 12:17, 25:27, 32:24), në kuadër të xhiros së dhjetë të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll. Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi për Vreshtarët.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 12:20, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, 12:17, për të shkuar në pushim me rezultat 24:37.

Lojë më e barabartë u zhvillua në periodën e tretë, sidoqoftë, Rahoveci administroi mirë rezultatin dhe kjo pjesë përfundon 25:27. Në 10 minutat e fundit, Prishtina fitoi 32:24, megjithatë, ishte e pamjaftueshme dhe Rahoveci triumfoi në fund me shifrat 81:88.

Te Sigal Prishtina u dalluan Fisnik Rugova me 22 pikë e shtatë kërcime dhe Daniel Lekndreaj me 20 pikë e nëntë kërcime, kurse te Rahoveci më të mirët në parket ishin Isaiah Traylor me 28 pikë e gjashtë asistime dhe Marvin Jones me 24 pikë.

Sigal Prishtina ka tri fitore dhe shtatë humbje, kurse Rahoveci tetë fitore dhe dy humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat