Edhe një humbje për Trepçën! Ylli me fitore bindëse

Basketboll

Edhe një humbje për Trepçën! Ylli me fitore bindëse

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 18:38
Edhe një humbje për Trepçën! Ylli me fitore bindëse

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore bindëse ndaj Trepçës me rezultat 91:54 (22:5, 29:9, 19:23, 21:17), në kuadër të xhiros së dhjetë të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Therandasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke fituar bindshëm çerekun e parë 22:5. Ylli dominoi edhe në periudhën e dytë, që e fitoi me 20 pikë dallim 29:9, duke shkuar në pushim me rezultat 51:14.

Epërsia e lartë ishte e mjaftueshme që vendasit të jenë më të relaksuar në pjesën e dytë. Çereku i tretë përfundoi 19:23 dhe ai i fundit 21:17. Kështu trajneri i ri i Golden Eagle Yllit, Fatih Gezer debutoi me fitore prej 91:54.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Samir Zekiqi me 17 pikë, Demetris Morant me 14 pikë e 10 kërcime, Arbër Berisha me 13 pikë e nëntë kërcime, kurse te Trepça, Besnik Azemi dhe Ramadan Zekiqi shënuan nga 15 pikë.

Golden Eagle Ylli ka pesë fitore dhe pesë humbje, kurse Trepça dy fitore dhe tetë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat