Arbnor Rifati me Ponte Prizrenin leksion Pejës

Basketboll

Arbnor Rifati me Ponte Prizrenin leksion Pejës

Nga: K.Goca Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 16:55
Arbnor Rifati me Ponte Prizrenin leksion Pejës

Trajneri Arbnor Rifati me Ponte Prizrenin, shënojnë fitore të madhe me rezultat 93:79 (30:20, 24:17, 16:19, 23:23) kundër Pejës, në takimin që u zhvillua në palestrën e sportit në 'Karagaçi' në Pejë.

Peja pa Dardan Berishën e lënduar nuk është askund, pëson humbjen si vendas.

As 31 pikët e Drilon Hajrizit nuk i mjaftuan Pejës.

Jeremiah Paigr me 19 pikë, Josh Martin me 18 dhe Xavier Cannefax janë hero të fitores së Ponte Prizreniz.

Rifati ka ndërtuar një ekip të frikshme dhe falë punës së palodhshme me të gjithë në klub.

Pas javës së 10-të, Rahoveci kryeson me 18 pikë, pasojnë Peja dhe Ponte Prizreni me nga 17 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat